Outsourcing

Shërbimet Arkitekturore për Outsource’ing

Ne ofrojmë një sërë shërbimesh arkitekturore të ofruara nga një ekipë arkitektësh të kualifikuar. Ekipa e jonë është e specializuar në planifikimin dhe dizajnimin e objekteve të ndryshme për klientët tanë. Duke përdorur teknologjinë dhe softueret përkatëse për planifikim 2D, 3D dhe vizualizime, ne punojmë së bashku me secilin klient për t’iu ndihmuar atyre në realizimin e specifikave të dizajnit dhe përmbushjen e objektivave.

Ekipi ynë i arkitektëve bashkëpunon me një spektër të gjerë të klientëve duke u ofruar shërbimet e projektimit të objekteve rezidenciale si dhe atyre komerciale, në mënyrë që të arrihen rezultatet e dëshiruara.

FLEKSIBILITETI –  Ne mund të akomodojmë nevojat gjithnjë në ndryshim nga ana e juaj, qoftë zgjerim apo zvogëlim, ashtu siç diktojnë projektet tuaja. Në momentin që ju do e përzgjedhni kompaninë tonë,  ne do e angazhojmë një ekipë të dedikuar enkas për ju.

REKRUTIMI –  Kosova si vendi me popullatën më të re në Evropë (Young Europeans), është një oazë e inxhinierëve, arkitektëve, hartuesve dhe operatorëve të kualifikuar dhe të certifikuar.